Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në takimin e tyre, Thaçi ka falënderuar Ramën dhe Qeverinë e tij për kontributin e pa ndalur që kanë dhënë për Kosovën.
“Zëri juaj ka qenë i fuqishëm për mbështetje të lirisë së Kosovës, në mbështetje të procesit të shtetndërtimit, të konsolidimit dhe të integrimit të Kosovës sa më të shpejt edhe në NATO edhe në BE”, tha Thaçi, transmeton Koha.net.
Rama në anën tjetër ka thënë se ky është një nder i jashtëzakonshëm për të.
Ka falënderuar Kosovën, siç ka thënë “për këtë emocion që sot mora në Kosovë”.
Edhe
Thaçi dekoron ish-presidentin Rugova me Medaljen presidenciale
“Rruga dhe e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka thënë ai duke e përgëzuar Thaçin për marrëveshjen që sot nënshkroi me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
“Shpresoj që ky proces të mbyllet në këtë moment historik të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, tha Rama duke shtuar se Shqipëria do jetë e përkushtuar gjithmonë ndaj Kosovës.