Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti dekoron Edita Tahirin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar me medaljen presidenciale Edita Tahirin.

Ka thënë se ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë dhe në skenën politike.

Postimi i Thaçi në Facebook:

Për kontributin intensiv në skenën politike që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta deri më sot, kam dekoruar Edita Tahirin me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Ajo ka dhënë kontribut në Konferencën e Rambujesë, në forcimin e pluralizmit politik, si dhe në bisedimet e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në implementimin e marrëveshjeve teknike midis dy vendeve.

Artikuj të ngjashëm