Dy dekorata nga krerët e shtetit të Kosovës i janë ndarë sot shkrimtares Helena Kadare.
Medaljen Presidenciale të Meritave ia ndau presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Hartën e Artë të Kosovës ia dhuroi kryeministri, derisa përmes saj, falënderoi edhe shkrimtarin Ismail Kadare për kontributin e tij dhënë për Kosovën.
Shkrimtarja Helena Kadare tha se këto nderime për të janë shumë të veçanta.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, shkrimtarja, njëherësh bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, ka mbajtur një ligjëratë, ku ka folur për jetën e tyre, sfidat gjatë komunizmit, çmimin Nobel dhe shumë detaje tjera.