Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tafa dekorohet me Medaljen presidenciale të meritave për krijimet letrare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen presidenciale të meritave krijuesin letrar Lulzim Tafa për afirmimin e letërsisë shqipe në botë.

“Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e Tafës, të cilin e përgëzova me urimin që të korrë suksese të reja në fushën e letërsisë dhe atë akademike”, ka shkruar presidenti Thaçi.