Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dekoron me medaljen presidenciale ambasadorin e Gjermanisë në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ambasadorin e Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Pata kënaqësinë që t'ia ndaj mikut tim dhe të Kosovës, përfaqësuesit të përhershëm të Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen, Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. HTH

Kujtojmë se Thaçi deri tani ka ndarë një listë të gjatë të personaliteteve të ndryshme me medalje presidenciale, por një numër i tyre ka refuzuar të marrë dekoratë presidenciale nga presidenti Thaçi.