Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po kërkon ndihmën e qytetarëve të Kosovës për të vendosur se kujt t’i japë dekoratën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në njoftimin për media thuhet se në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore Presidenti do të nderojë personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.
“Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje”, thuhet në njoftimin për media.
Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: [email protected];
Bëhet me dije se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti.
-
Thaçi dekoron hartuesit e Kushtetutës së Kosovës
-
Thaçi dekoron me medaljen presidenciale ambasadorin e Gjermanisë në OKB
-
Hakmarrja e Thaçit për dekoratat
-
Deklarata e presidentit Thaçi për të dekoruarit, e pavërtetë dhe hakmarrje e tij për refuzuesit
-
Thaçi: Nuk refuzohet dekorata nga të pa dekoruarit dhe nuk dekorohen ata që kanë dekorata të Serbisë