Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Nuk refuzohet dekorata nga të pa dekoruarit dhe nuk dekorohen ata që kanë dekorata të Serbisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka pritur jo këndshëm refuzimin nga disa individë e institucione për të marrë dekoratën e tij me rastin 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ai ka zgjedhur Facebookun në të cilin ka treguar se ai gjoja ende po e shqyrton listën e gjatë të personaliteteve që do të do të dekorohen ose jo, transmeton Koha.net.

Thaçi, duke aluduar për refuzuesit, ka thënë se disa deklarata të individëve janë të pasakta.

“Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar”, ka shkrua Thaçi duke shtuar se “sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht”.

Ai ka njoftuar se ende po punon po e shqyrton listën e të propozuarve për Dekoratën presidenciale.

Edhe Deklarata e presidentit Thaçi për të dekoruarit, e pavërtetë dhe hakmarrje e tij për refuzuesit Video Deklarata e presidentit Thaçi për të dekoruarit, e pavërtetë dhe hakmarrje e tij për refuzuesit

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në tavolinën e punës kam hiq më pak se 500 emra të personaliteteve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të propuzuar, por edhe të vetëpropozuar për marrjen e Medaljes Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë.

Deri më tani kam shqyrtuar jo më shumë se 20 propozime, 13 prej të cilave tanimë janë refuzuar dhe 7 janë aprovuar. Të tjerat do t'i shqyrtoj në ditët dhe javët në vijim.

Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar.

E kuptoj frustrimin e disave, por sipas kritereve të mia, nuk mund të jesh i dekoruar edhe nga shteti i Serbisë për kontributin e dhënë për Jugosllavinë dhe ai i Kosovës njëkohësisht.

Edhe Dekoratën nga Thaçi e refuzon edhe ish-kryeparlamentari Kolë Berisha Arbëri Dekoratën nga Thaçi e refuzon edhe ish-kryeparlamentari Kolë Berisha

Do t'i zbatoj me përpikëri kriteret kushtetuese, ligjore dhe kombëtare, dhe sa për sqarim, propozimet nuk janë dekorim.

Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t'i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht. 

Lexoni edhe: Edhe Vinca refuzon dekoratën e Thaçit