Derisa i pari i vendit, Hashim Thaçi, po vazhdon t’i shpërndajë dekoratat nga lista e gjatë e të dekoruarve, po shtohet numri i personaliteteve që po refuzon dekoratën nga ai.
Të dielën, një gjë të tillë e ka bërë edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
“Me 23 Shkurt 2018, përmes Zyrës së Presidencës së Republikës së Kosovës, jam njoftuar se në mesin e personaliteteve që do të marrin Dekoratën e dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti Thaçi, gjendem edhe unë. Së këndejmi, njoftoj Presidencën, Presidentin aktual dhe opinion e gjerë se unë nuk do ta pranoj Dekoratën në fjalë”, ka thënë Kolë Berisha, përcjell Koha.net.
“Janë të shumta dhe të ndryshme arsyet që më shtyjnë të marr një vendim të tillë. Mirënjohjen më të vlefshme për mua e kam marr nga populli i Kosovës, me respektin që ka treguar ndaj meje dhe dashurinë që tregon për Kosovën. Kësaj here do mjaftohem me kaq”, ka thënë më tej ai.
Deri tash medaljen presidenciale për 10-vjetorin e pavarësisë, deri më tani e kanë refuzuar Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Rexhep Selimi, Agim Vinca, Veton Surroi, Rexhep Qosja, familja e ish-drejtorit të RTK-së Agim Zatriqi, gazeta “Koha Ditore” dhe dy media të tjera.
-
Hakmarrja e Thaçit për dekoratat
-
Deklarata e presidentit Thaçi për të dekoruarit, e pavërtetë dhe hakmarrje e tij për refuzuesit
-
Thaçi: Nuk refuzohet dekorata nga të pa dekoruarit dhe nuk dekorohen ata që kanë dekorata të Serbisë
-
Edhe Vinca refuzon dekoratën e Thaçit
-
Edhe Fatmir Limaj e refuzon dekoratën e Thaçit