Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me medaljen presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ka dekoruar tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj.
Thaçi ka shkruar se përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës.
“Me Medaljen Presidenciale të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova tenorin e njohur kosovar, Ramë Lahaj. Ai, përmes artit muzikor po shkëlqen kudo në skenat botërore dhe po e afirmon denjësisht emrin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Ndërsa, tenori Ramë Lahaj u shpreh i nderuar me ndarjen e kësaj dekorate të veçantë nga presidenti Thaçi.
“Ndjehem i nderuar, sepse shumë njerëz të merituar e kanë marrë këtë dekoratë për këtë dhjetëvjetor të pavarësisë”, u shpreh tenori Lahaj.
Presidenti Thaçi dhe tenori Ramë Lahaj kanë diskutuar edhe për mundësitë dhe vështirësitë që mund t’i ketë jeta në diasporë për ndërtimin e karrierës profesionale.