Zyra për Informim e presidentit Thaçi ka reaguar rreth planeve të paralajmëruara nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti për përbërjen e ekipit politik të Kosovës gjatë negociatave me Serbinë.
Përmes një njoftimi, kjo zyre ka bërë të ditur se kryeministri në largim nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar për shkelje të “hierarkisë kushtetuese”, transmeton KOHA.
Për presidencën, “kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim”.
Rrjedhimisht, sipas saj, lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar “mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”.
-
Thaçi-Kurti, përplasje edhe për primat në dialog
-
Qeveria i përgjigjet Presidencës: Kurti do ta luajë rolin e tij kushtetues deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri
-
Hoti paralajmëron konsulta për presidentin
-
Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata
-
Kurti sfidon Thaçin: Jep dorëheqje e eja në fushatë