Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të marrin pjesë në takimin konsultativ me presidenten Vjosa Osmani të enjten.
“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me presidenten Osmani”, ka njoftuar Presidenca të martën pasdite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiderët e partive më të mëdha parlamentare u ftuan nga Osmani për një takim lidhur me tejkalimin e ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit.
Të martën është zhvilluar seanca e 15-të me qëllim konstituimi, por as këtë herë nuk përfundoi me sukses.
Seanca e radhës do të mbahet më 15 maj, të enjten – ditën e takimit të partive me Osmanin.