Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ me presidenten Vjosa Osmani.
Ata u ftuan nga Osmani për një takim lidhur me tejkalimin e ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit, derisa Lëvizja Vetëvendosje ende s’ka folur për këtë takim, ndonëse KOHA ka dërguar pyetje në këtë subjekt politik.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, thuhet në njoftim.
Të dielën është zhvilluar seanca e 14-të me qëllim konstituimi, por as këtë herë nuk përfundoi me sukses.
Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj, të martën.
-
Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim
-
Abdixhiku takon Osmanin pas zhvillimeve të reja për çështjen e presidentit
-
Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s'merr pjesë VV-ja
-
Osmani nis konsultimet për datën e zgjedhjeve nga ora 13:00
-
Osmani i pret nesër kryetarët e partive