Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një shkrim lidhur me sulmet e SHBA-së në Iran ka përmendur fushatën e NATO-s në Kosovë, ku thotë se kishin goditur rrjetin energjetik në Beograd për të thyer komandën e kontrollit të Millosheviqit.
E njëjta fushatë, sipas tij, ishte përkrahur fuqishëm nga shumë prej kritikëve që sot e kritikojnë zëshëm SHBA-në për sulmet në Iran
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shtuar se ata që tronditen nga shënjestrimi i infrastrukturës industriale duhet të përditësojnë njohuritë e tyre historike, pasi sipas tij, është një metodë e provuar, një metodë që ka përfunduar konflikte dhe ka shpëtuar jetë.
“Gjatë fushatës në Kosovë në fund të viteve 1990, forcat e NATO-s – të mbështetura fuqishëm nga shumë prej kritikëve më të zëshëm të sotëm – goditën rrjetin energjetik në Beograd për të thyer komandën dhe kontrollin e Millosheviçit. Në Luftën e Dytë Botërore, nuk u kufizuam vetëm te tanket në vijat e frontit. U goditën fabrikat e kushinetave në Shvajnfurt dhe rafineritë e naftës që mbanin në funksion makinerinë naziste të luftës, sepse kuptohej se nuk mund të mposhtet një agresor duke lënë të paprekur zemrën e tij industriale. Ata që tronditen nga shënjestrimi i infrastrukturës industriale duhet të përditësojnë njohuritë e tyre historike. Kjo nuk është ndonjë devijim radikal nga normat ndërkombëtare. Është një metodë e provuar – një metodë që ka përfunduar konflikte dhe ka shpëtuar jetë”, ka shkruar ai.
Pompo ka shkruar se sulmet e fundit të kufizuara ndaj infrastrukturës iraniane, termocentraleve dhe urave, së bashku me kërcënimin për zgjerim të sulmeve, kanë shkaktuar në mënyrë të parashikueshme reagimin e ashpër të atyre që fajësojnë gjithmonë Amerikën të parën.
Sipas tij, ata përdorin termin “krim lufte” me të njëjtën papërgjegjshmëri që sjellin në çdo diskutim për fuqinë amerikane.
“Le të jem i drejtpërdrejtë: ata gabojnë si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë strategjik. Parimi themelor i së Drejtës së Konfliktit të Armatosur është dallimi, detyrimi për të bërë diferencën midis objekteve thjesht civile dhe objektivave legjitime ushtarake. Por fusha moderne e betejës nuk ofron kufij të qartë. Rrjetet energjetike dhe urat e transportit janë objektiva tipikë me përdorim të dyfishtë. E njëjta energji elektrike që ndriçon shtëpitë në Teheran furnizon edhe centrifugat në Natanz dhe qendrat e komandës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Të njëjtat ura që mbajnë tregtinë transportojnë edhe raketa balistike të drejtuara ndaj aleatëve tanë dhe drejt Ngushticës së Hormuzit”, ka shtuar ai.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, thekson Pompeo, kur një objekt kontribuon në mënyrë efektive në veprimtarinë ushtarake, ai humbet statusin e tij të mbrojtur dhe bëhet një objektiv i ligjshëm ushtarak.
“Dobësimi i aftësisë së Iranit për të lëvizur forcat dhe për të furnizuar makinerinë e tij të luftës nuk është një sulm ndaj popullit iranian – është çmontimi i mjeteve që shtypësit e tyre përdorin kundër tyre. Ushtria e Shteteve të Bashkuara është forca luftarake më etike në historinë e botës. Ndryshe nga IRGC – që fshihet pas civilëve të vet dhe shënjestron transportin ndërkombëtar pa u menduar dy herë – komandantët tanë veprojnë nën rregulla të rrepta angazhimi. Kam besim të plotë se burrat dhe gratë që po kryejnë këto misione janë plotësisht në përputhje me ligjet e konfliktit të armatosur. Çdo objektiv verifikohet. Çdo goditje lidhet me një efekt specifik strategjik”, ka shkruar ai.