Ish-komandanti i zonës së Llapit, Fatmir Sopi, njëherësh nënkryetar i OVL-UÇK-së, në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor, ka deklaruar se strukturat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë vazhdimisht në komunikim me NATO-n, duke i dhënë koordinata të caktuara se ku ka pasur forca serbe.
Të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, Sopi ka thënë se ndonëse forcat e UÇK-së kanë qenë në Prishtinë që nga fillimi, ka pasur urdhër që të mos veprohet hapur në mënyrë që të ruhet popullata civile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“11 qershori 1999 është dita më e madhe për kryeqytetin, dita kur shënon përmbylljen e një kapitulli të robërisë shekullore nga pushtuesi serb, dita kur forcat e UÇK-së të përkrahura nga forcat e NATO-s marshuan dhe vendosën rend e qetësi në Prishtinë. Ka pasur urdhër të mos veprohet hapur dhe të mos ketë aktivitete të hapura ushtarake për t’i ruajtur qytetarët, gjithmonë kryeqyteti është kursyer nga veprimet tona luftarake për të ruajtur popullatën civile. Në fillim të qershorit, duke e parë që forcat serbe ishin të lodhura nga bombardimet e vazhdueshme të NATO-s… strukturat e larta të UÇK-së vazhdimisht kanë pasur komunikim me NATO-n, duke i dhënë koordinata të caktuara se ku ka pasur forca të ushtrisë serbe”, ka thënë ai.
Derisa ka përmendur hyrjen e trupave ruse dhe tentativën për ta marrë Aeportortin e Prishtinës, Sopi ka thënë se qëllimi i tyre ishte që të mos kapen nga NATO-ja armët me të cilat i kanë furnizuar forcat serbe.
“Hyrja e trupave ruse dhe tentativat për të marrë aeroportin, ka qenë një tension, kemi pasur dilema se si do të veprojmë, kemi marrë urdhër nga shtabi i përgjithshëm që të mos veprojmë, pasi shtabi i përgjithshëm është marrë vesh me forcat e NATO-s që ato forca mund të pengohen vetëm nga NATO-ja, sepse ne e kemi ditur që qëllimi i tyre ka qenë Aeroporti i Prishtinës, nga ku ata me siguri që kanë bartur edhe armë të tyre sekrete dhe qëllimi a qenë që mos të kapen ato armë nga NATO-ja... dihet se ka qenë një mosmarrëveshje edhe në kuadër të NATO-s kur gjenerali Clarck e urdhëron gjeneralin Jackson që të sulmohen ato, mirëpo gjenerali Jackson e ruan gjakftohtësinë dhe thotë se ‘nuk dua të jem shkaktar i luftës së tretë botërore dhe është rrezik të sulmohen në këtë fazë forcat ruse’, është tejkaluar ai problem, ata janë vendosur aty dhe janë kufizuar”, është shprehur ai.
Duke krahasur Kosovën e pasluftës me atë se çka është sot, Sopi ka thënë se është arritur shumë, por jo mjaftueshëm. Ai ka kritikuar gjuhën fyese që, sipas tij, përdoret sot nga politikanët.
“Kur e shohim të kaluarën dhe kur e analizojmë Kosovën në vitin 1999, pra e tëra e djegur e edhe popullata e varfëruar skajshmërisht, kur e llogarisim se ku ja kemi filluar, besoj se kemi arritur shumë, por a është dashur që të jemi edhe më larg? Po. Pengesa kryesore te ne po shihet se është një polarizim i jashtëzakonshëm i politikës. Duam një politikë të mençur ku ballafaqohen idetë, programet, por jo një gjuhë fyese. Dallimet po i bëjnë njerëzit për qëllime të tyre të politikës së ditës. Dallime që në fakt nuk duhet të ekzistojnë”, ka thënë ai.