Pas sulmit terrorist të 29 nëntorit, në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku si pasojë e një shpërthimi i dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, edhe të dielën (1 dhjetor) kanë vazhduar kontrollet e Policisë në përreth asaj zone.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veri.
“Kemi pasur kontrolle dhe kanë përfunduar”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, shpërthimin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, i cili dyshohet se u bë me rreth 20 kilogramë eksploziv, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si terrorist dhe se përgjegjëse thanë se është Serbia.
Sulmin kanë dënuar ashpër edhe ndërkombëtarët.
Edhe
Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq, të dyshuar për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc
Lidhur me këtë rast janë arrestuar tetë persona, ndërsa gjatë kontrolleve në veri, Policia ka sekuestruar armë, municion, e pajisje tjera.
Mëngjesin e së dielës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit po kthehet në normalitet. /BetimipërDrejtësi
-
Kanali i Ibër-Lepencit me “rrjedhje të qëllimshme” edhe pas sanimit
-
KFOR-i rrit masat e sigurisë për të mbrojtur infrastrukturën kritike
-
Prokuroria Speciale: Për sulmin në Ibër-Lepenc u shoqëruan në polici 10 persona, një në paraburgim
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin në Ibër-Lepenc, në shtëpi i gjenden armë e municion