Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, është ankuar se pjesëtarët e policisë të cilët operojnë në këtë komunë nuk janë furnizuar me mjete mbrojtëse si masë kundër koronavirusit.
Rasti i parë i konfirmuar në Kosovë me koronavirus, është një banor pikërisht i kësaj komune, bashkë me një shtetase italiane, që janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Për pasojë, është izoluar fshati Stubell prej nga erdhi 77-vjeçari i prekur me koronavirus.
“Fatkeqësisht deri më tani nuk jemi të pajisur me mjete mbrojtëse. Kemi këshilluar policët tanë si të kujdesen, mirëpo me pajisje nuk janë furnizuar. Nuk kanë masa mbrojtëse dhe nuk kanë dorëza të mjaftueshme e as mjete për dezinfektim. Jemi të ekspozuar ndaj rrezikut”, ka thënë Halili, raporton KOHA.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka kërkuar nga institucionet e nivelit qendror që të kenë një bashkërendim më të mirë me nivelin lokal.
Ai ka kërkuar nga ministria e Shëndetësisë dhe nga ministria e Punëve të Brendshme që për Vitinë të sigurohet material i nevojshëm që kërkohet nga ta.
-
Disa të infektuar refuzojnë të qëndrojnë në QKUK, marrin trajtim në shtëpi
-
Vitia në 3-vjetorin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë falënderon personelin shëndetësor
-
Njëvjetori i pandemisë në Kosovë me rritje rastesh e pa vaksinë
-
96 persona evidentohen si kontakte të rastit të parë me koronavirus në Mitrovicë
-
Komuna e Vitisë kërkon përkrahje më të madhe financiare për të luftuar koronavirusin