Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka kërkuar përkrahje më të madhe financiare për komunën e tij në luftën ndaj koronavirusit.
Këtë e ka bërë në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani.
Sipas njoftimit nga komuna e Vitisë, Haliti e Vitia kanë diskutuar për “masat e marra nga Komuna e Vitisë në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit COVID-19, pas rasteve më të reja nga Komuna e Vitisë, karantinimin, dezinfektimin dhe klorifikimin e ambienteve!”
“Gjithashtu kryetari Haliti kërkoi përkrahje financiare nga dikasteret e caktuar me qëllim të përkrahjes edhe më të madhe qytetarëve në këtë kohë të pazakontë të pandemisë!” thuhet në njoftim.
Vitia ishte një ndër komunat e para në të cilat u shfaq koronavirusi. Deri tash në këtë komunë janë infektuar 33 persona.
-
Vitia me mungesë të stafit mjekësor, i kërkon ndihmë Qeverisë
-
Vitia në 3-vjetorin e rasteve të para me koronavirus në Kosovë falënderon personelin shëndetësor
-
Kryetari i “komunës më të suksesshme” ankohet ndaj Qeverisë
-
Fitoi mandatin e tretë, Haliti pritet me lule e torte
-
Kurtit i kërkohet që sa më shpejt ta lirojë nga detyra Vitinë