Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa të infektuar refuzojnë të qëndrojnë në QKUK, marrin trajtim në shtëpi

Katër anëtarë të një familjeje nga Stublla e Vitisë, të infektuar me koronavirus, po vazhdojnë të trajtohen në shtëpi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, familjarët e personit të parë që rezultoi pozitiv në Kosovë, kanë insistuar që të trajtohen në shtëpi, raporton KOHA.

Ata këto ditë janë duke u kontrolluar nga mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

Epidemiologu që po i trajton thotë që gjendja e tyre është e mirë.

Kjo ka bërë që të ketë edhe mungesa në stafin e mjekëve në këtë QKMF, pasi që edhe një pjesë e tyre duhet të trajtojnë pacientët në tendat për triazh.

Janë, gjithashtu, 17 mjekë e infermierë që janë vetizoluar pas kontaktit me të infektuarin e parë me koronavirus.

Problem për këtë Qendër mbeten edhe mjetet mbrojtëse.

Edhe Një javë pas izolimit, testohet ekipi mjekësor i Vitisë Arbëri Një javë pas izolimit, testohet ekipi mjekësor i Vitisë

Ndërkaq, gjatë ditës, Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti është pajisur me dorëza e medikamente, por jo edhe me rroba speciale për mbrojtje nga sëmundjet infektive.

Zyrtarë të Shtabit Emergjent në këtë komunë tregojnë se gjendja është stabile, ndonëse ka mungesë të mjeteve që ata po i presin të vijnë nga niveli qendror.

Në Komunën e Vitisë, të premten, është paraqitur rasti i parë pozitiv me koronavirus, i një të ardhuri nga Italia.