Policia në Shqipëri ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe. Të organizuar në dy grupe pune, aksioni ka nisur nga Ura e Dajlanit dhe te Përroi i Agait, pranë Shkëmbit të Kavajës. Deri tani janë verifikuar 3 subjekte që shfrytëzonin pa leje brezin ranor në Durrës.
Këtyre subjekteve po u sekuestrohen çadrat e shtretërit në plazhe, raporton TCH.
Aksioni policor për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit vjen një ditë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë konferencës së djeshme, Rama tha do të ketë forca policie që do të konfiskojnë çdo objekt nëse bizneset nuk i kanë dokumentacionet në rregull.
“Një gjë është e padiskutueshme ajo çka është përcaktuar si kornizë e këtij procesi do të zbatohet me hir ose pahir. Dua t’i bëj thirrje të gjithë atyre që s’janë në rregull më dokumentacionin meqë kanë operuar me teorinë e faktit të kryer që të largohen nga sipërfaqet që s’u takojnë me ligj e me rregull policia do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çdo çadër, shezllon apo çdo strukturë tjetër. Subjektet private duhet të jenë të përfshira në garantimin e sezonit turistik” ka thënë Rama.
Edhe në plazhin e Velipojës, policia e Shkodrës së bashku me përfaqësues të pushtetit vendor, dolën sot për verifikimin e lejeve për hapësirën e shezllongëve.
-
Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës, sekuestrohen mbi 180 çadra e shtretër
-
Vazhdon aksioni policor në Shqipëri për lirimin e hapësirave bregdetare
-
Rama: Protestat po ndikojnë në turizëm, rriten anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj
-
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezullohet Drejtori i Policisë së Vlorës
-
Kryetarja e Vlorës: S’ka më shezlongë 20 euro, maksimumi 700 lekë