Policia në Shqipëri është duke vijuar aksionin për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Si rezultat i aksionit në Golem dhe Spille janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Kështu janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë.
“Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Golem dhe Spille. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 16 parcela pa leje, 4 prej tyre në plazhe publike dhe 12 për mosplotësim dokumentacioni. Janë hequr 490 çadra dhe 980 shezlongë”, njofton policia.
Po ashtu bëhet e ditur se një ditë më parë janë kontrolluar 101 parcela dhe janë liruar 28 parcela, duke hequr 802 çadra dhe 1604 shezlongë.
Ndërkohë operacioni është duke vijuar pa probleme.
Edhe
Operacioni “Plazhi i lirë” në Durrës, sekuestrohen mbi 180 çadra e shtretër
Po ashtu një 50-vjeçare është vënë nën hetim në Velipojë pasi kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.
Në ditën e dytë të aksionit janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra, ndërsa operacioni vijon pa probleme.
-
Policia në Shqipëri me aksion për lirimin e plazheve
-
Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
Plazhi italian ndalon çadrat për personat mes moshave 10 deri 65 vjeç