Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia në Ferizaj shqiptoi 1.451 gjoba trafiku për 6 ditë

radar

Policia rajonale në Ferizaj ka njoftuar se për periudhën 4 - 10 prill ka shqiptuar 1.451 gjoba në trafik.

Policia përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar janë shqiptuar 554 gjoba, për tejkalim në vijë të plotë apo vende të ndaluara, 12 gjoba, për kyçje të parregullt në rrugën kryesore, 7 gjoba, për drejtim të mjetit pa patentë-shofer, 24 gjoba.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit janë shqiptuar katër gjoba, për kalim të afatit të regjistrimit, 39 gjoba, për xhama të zinj pa leje, 27 gjoba, për sinjalizim 8 gjoba, për mospërdorim të rripit të sigurisë 254 gjoba, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes 80 gjoba, për kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 442 gjoba.

Njoftohet se për gjashtë ditë, 28 shoferëve u është marrë patentë-shoferi.

“Ndërkaq janë raportuar 17 aksidente në komunikacion: 9 me dëme materiale dhe 8 me lëndime trupore, për dallim me javën paraprake që ishin raportuar 31 aksidente: 14 me dëme materiale dhe 17 me lëndime trupore”, thuhet në njoftim.