Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia në Ferizaj shqipton 1445 gjoba në trafik për një javë

radar

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar të martën se për një javë ka shqiptuar 1.445 gjoba në trafik.

Përmes një komunikate për media, u bë e ditur se gjobat janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme.

“Në periudhën 18-24 prill janë shqiptuar 455 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar, 35 gjoba për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar, 25 për drejtim të mjetit pa patentë-shofer, tri gjoba për drejtim të mjetit në ndikimin e alkoolit, 38 gjoba për kalim të afatit të regjistrimit”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka bërë të ditur se 18 gjoba janë shqiptuar për xhama të errët, 255 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 95 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 521 për shkelje të tjera.

40 shoferëve u është marrë patentë-shoferi.

Për këtë periudhë janë raportuar 36 aksidente në komunikacion, prej tyre 28 me dëme materiale dhe 8 me lëndime trupore.