Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia shqiptoi 1.595 gjoba në trafik për gjashtë ditë në Ferizaj

Policia në Ferizaj ka shqiptuar 1.595 gjoba për kundërvajtje në trafik nga data 3 deri më 9 janar.

Ky aksion po realizohet në rrugët magjistrale dhe lokale në rajonin e Ferizajt, ku po operohet edhe me policë me rroba civile.

Prej 1.595 gjobave, 658 ishin për kundërvajtje të tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor. 617 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së kufizuar. 163 për mospërdorim të rripit të sigurisë. 83 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes. 31 heqje të patentë shoferit. 22 për xhamat e errët, vendosja e foljes apo materialit tjetër. 20 për tejkalim në vijë të plotë apo vend të ndaluar. 16 për drejtim të mjetit pa patentë shofer e 16 tjera për kalim të afatit të regjistrimit të veturës.

Drejtoria Rajonale në Ferizaj ka paralajmëruar se do të vazhdojë me aktivitete të tilla.