Policia e Kosovës i ka mbyllur tri qendra ilegale për punë sociale në veri.
Bastisja ka nisur pas arrestimit të katër zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale në Zubin-Potok në lidhje me veprën “cenim i përcaktuesve të votuesve”, e Policia i ka kërkuar Prokurorisë Themelore në Mitrovicë që t’i lejohej kontrolli i qendrave.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se kontrollet janë kryer me qëllim të zbulimit të provave me të cilat do të vërtetohet mënyra e veprimit të aktivitetit të kundërligjshëm, e që cilësohet si falsifikim i dokumenteve.
“Me 08 shkurt 2025, një dite para zgjedhjeve Parlamentare ne Kosove, ne kishim arrestuar 4 persona (zyrtar te Qendrës për Pune Sociale ne Zubin Potok) në lidhje me veprën cenim i përcaktuesve te votuesve. Në fakt këta zyrtarë të qendrës për punë sociale e cila ishte në strukturë paralele/ilegale dyshohej se kanë thirrë qytetarë të ndryshëm në telefon dhe nën formën e kërcënimit i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtezuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie të caktuar politike e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”, ka thënë Elshani.
LEXO EDHE:
-
BE-ja bën thirrje të mos mbyllen qendrat ilegale për punë sociale në veri
-
Ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve” në veri
-
Ndalohen 34 kryesues të QKN-ve në pesë komuna
-
Dy persona në veri ankohen për presion për votë
-
Mbyllet Qendra e Numërimit në Mitrovicë, sigurohet nga Policia