Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimit ndaj Vjosa Osmanit që ka marrë në adresën e Presidencës ditë më parë.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, të hënën (dje) pati bërë të ditur se Osmani ishte kërcënuar me jetë ditë më parë përmes një emaili anonim.
Ai pati kritikuar institucionet e drejtësisë për mosveprim. Ai ka thënë se janë bërë dhjetëra kërcënime, madje në shumë raste me emër e mbiemër, por s'ka pasur masa.
-
Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani
-
Prokuroria Speciale inicion rast për kërcënimet ndaj presidentes Osmani
-
Kërcënohet sërish presidentja Osmani
-
Prokuroria Speciale thotë se e ka angazhuar prokurorin për kërcënimet ndaj Osmanit
-
Kërcënohet me jetë presidentja Osmani, kritikohen institucionet e drejtësisë për mosveprim