Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia greke në grevë, bllokohen pikëkalimet kufitare Greqi-Shqipëri

Për shkak të një greve të nisur nga policia kufitare e Greqisë dhe sindikata e transportit në vendin helen, pikat kufitare “Tre urat” në Përmet dhe ajo e Kakavijës në Gjirokastër do të jenë të bllokuara.

E bllokuar do të jetë edhe ajo në Kapshticë të Korçës dhe Igumenicë të Sarandës.

Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër dhe Korçë njoftojnë se në bazë të njoftimit të bërë nga homologët grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018.

“Njëkohësisht ju njoftojmë se Pikat e Kalimit Kufitar do të jenë të hapura vetëm për këmbësorët, ndërsa kalimi i të gjitha mjeteve motorike do të jetë i bllokuar”, thuhet në njoftimin për shtyp.