Mbrëmjen e së hënës në Shqipëri qarkullimi i qytetarëve në dy pikat kufitare me Greqinë u bllokua.
Autoritetet greke njoftuan se ishte dëmtuar sistemi kompjuterik grek, e si pasojë doganat do të ishin të bllokuara.
Pas disa orë problemesh dhe vonesash në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës, situata është normalizuar mëngjesin e së martës, por punohet me ritme të ngadalta.
Problemet nisën rreth orës 20:00 të së hënës. Në pikat kufitare është ndaluar kalimi i kufirit vetëm në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndërsa në mënyrë përzgjedhëse, autoritetet kanë lejuar kalimin në Kapshticë të personave të pajisur me pasaportë greke apo leje qëndrimi, duke krijuar kështu radhë të gjata, transmeton tch.
automjete, por edhe mjete të transportit të udhëtarëve, janë kthyer pas si rrjedhojë e kësaj situate. Ndërsa në Doganën e Kakavijës u lejuan të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi.
-
Mbyllen pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë, shkak grevat e punëtorëve kufitarë grekë
-
Greqia vendos të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 30 shtator
-
Nga nesër Greqia mbyll edhe Kapshticën për shqiptarët
-
Grekët në grevë 24 orësh, kufiri kalohet vetëm në këmbë
-
Policia greke në grevë, bllokohen pikëkalimet kufitare Greqi-Shqipëri