Policia e Kosovës, njësia për komunitet, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve kriminale nga stacioni policor i Gjilanit, në kuadër të strategjisë “Policia në Komunitet”, janë duke realizuar projekt ligjërimi nëpër shkollat fillore me temën “Parandalimi i Ngacmimeve Seksuale në Institucionet Shkollore”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ligjërata është duke u realizuar në 8 shkolla fillore të Gjilanit me klasat e nënta dhe do të vazhdon gjatë javës së ardhshme edhe në shkollat e tjera të qytetit.
Po ashtu në realizim të ligjëratës janë duke asistuar edhe arsimtarët e edukatës qytetare me të cilët po harmonizohet kjo temë, me qëllim që nxënësit të marrin njohuri rreth kësaj dukurie dhe gjetjen e mënyrës se parandalimit.
Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe vepron në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.
-
Polica mban ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit në Zhegër
-
Prezencë e shtuar e policëve nëpër shkolla për parandalimin “e çdo akti të mundshëm kriminal”
-
Veturat “inteligjente” të policisë, fotografojnë e detektojnë shkeljet
-
Kërkohet fushatë vetëdijesimi për nevojën e raportimit të rasteve të dhunës
-
Nis zbatimi i patrullimeve policore me pajisje inteligjente në Gjilan