Më 27 Shkurt 2019, Njësiti i Policisë në Bashkësi nga stacioni policor i Gjilanit, si rrjedhojë e kontributit të vazhdueshëm në lëmin e edukimit dhe vetëdijesimit të nxënësve në shkollën e mesme Ekonomike në fshatin Zhegër sot kanë mbajtur një ligjëratë si pjesë e aktiviteteve të cilat dalin nga Strategjia e Policimit në Bashkësi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me pjesëmarrje mbi 50 nxënës janë ligjëruar tema duke përfshirë dukuritë negative në shoqëri, duhani, alkooli, drogat, dhuna ndaj bashkëmoshatarëve, krimet kibernetike, Kodi i Drejtësisë për të mitur, pasojat dhe rreziku nga mbajtja dhe përdorimi i mjeteve te rrezikshme-armët, siguria në komunikacionin rrugor etj.
Policia e Kosovës thotë se është e përkushtuar dhe ka për qëllim që të punojë sa më tepër me nxënësit e të gjitha niveleve dhe të krijojë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë.
-
Policia e Kosovës mban ligjërata vetëdijesuese për nxënësit e shkollave fillore në Gjilan
-
Prezencë e shtuar e policëve nëpër shkolla për parandalimin “e çdo akti të mundshëm kriminal”
-
Prokurorët me fushatë vetëdijesimi për nxënësit në shkollat e Lipjanit
-
Policia në Ferizaj me ligjërata kundër dhunës dhe për sigurinë në trafik
-
Policia në Mitrovicë shënon “Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve”