Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Shpend Maxhuni priti sot gjeneralin e KFOR-it , Giovanni Fungo.
Sipas njoftimit për media, temë e diskutimit me gjeneralin e KFOR-it ishte situata e përgjithshme e sigurisë në vendin tonë dhe çështje të tjera me interes për sigurinë e qytetarëve.
Drejtori i përgjithshëm Maxhuni e falënderoi gjeneralin për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndarjen e mendimeve të përbashkëta për bashkëpunimin ndërmjet dy mekanizmave krucial për çështjet e sigurisë, por edhe për projekte të avancimit reciprok.
Në të njëjtën kohë gjenerali i KFOR-it falënderoi dhe vlerësoi lart përkushtimin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Format e bashkëpunimit reciprok në parandalimin proaktiv të aktiviteteve të cilat do të afektojnë në sigurinë e përgjithshme në vend dhe rajon do të jenë prioritet në të ardhmen për të dyja palët, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë takim.
-
Gjenerali i KFOR-it lavdëroi punën e Policisë së Kosovës, premtoi mbështetje
-
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë për aktivitete të përbashkëta, përfshirë veriun
-
Pajtime për vazhdimin e bashkëpunimit të Policisë me KFOR-in
-
Fungo: KFOR-i do të jetë këtu derisa institucionet e Kosovës të ofrojnë më shumë siguri
-
Haradinaj: KFOR-i vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën