Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjenerali i KFOR-it lavdëroi punën e Policisë së Kosovës, premtoi mbështetje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij dhe nga drejtorët rajonalë, ka pritur sot gjeneralin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, po ashtu i shoqëruar nga stafi i tij dhe komandantët rajonalë të brigadave shumëkombëshe të KFOR-it.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, Shpend Maxhuni e cilësoi takimin të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

Drejtori Maxhuni përmes një prezantimi të strukturës organizative dhe funksionimit policor, para të pranishmëve prezantoi vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat strategjike të Policisë së Kosovës, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, krimit transkufitar, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

U veçua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me autoritet e KFOR-it, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta, kryesisht në brezin kufitar.

Edhe Policia e Kosovës dhe KFOR-i vendimtarë për nivelin e sigurisë në vend Arbëri Policia e Kosovës dhe KFOR-i vendimtarë për nivelin e sigurisë në vend

Drejtori Maxhuni gjatë këtij takimi prezantoi edhe angazhimet dhe punën e pakursyer që Policia e Kosovës po bën në shumë fusha, e në veçanti atë të bashkëpunimit ndërkombëtar të realizuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU).

Si rezultat i nevojës së angazhimit, bashkëpunimit dhe inkuadrimit të Policisë së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, siç është INTERPOL-i, drejtori Maxhuni kërkoi nga gjenerali Cuoci, që të përkrahë dhe të mbështesë Policinë e Kosovës në anëtarësimin e saj, i cili është një ndër qëllimet primare të saj.

Ndërsa gjenerali Cuoci, vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet e KFOR-it.

Po ashtu edhe gjenerali Cuoci konfirmoi se do t’i kushtojë rëndësi vazhdimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel të drejtorëve rajonalë të të dy institucioneve.

Edhe Policia dhe KFOR-i zotohen për bashkëpunim të mëtejmë Arbëri Policia dhe KFOR-i zotohen për bashkëpunim të mëtejmë
Image

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Takimi zyrtar u përmbyll me një vizitë të realizuar në Qendrën Operative Komunikuese të PK-së, ku aktualisht është duke u zhvilluar një ushtrim i përbashkët i Policisë së Kosovës , KFOR-it dhe institucioneve tjera emergjente, ushtrim ky i cili u vlerësua mjaft i suksesshëm nga drejtori Maxhuni dhe gjenerali Cuoci.