Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Haradinaj me këtë rast e falënderoi komandantin e KFOR-it, për punën e tij në drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë kësaj periudhe dhe për ndihmën e dhënë për të ruajtur sigurinë në vend, transmeton Koha.net.
"KFOR-i ka dhënë në kontinuitet kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën", tha Haradinaj.
Haradinaj gjatë takimit shprehu vlerësimin e qytetarëve dhe të Qeverisë për punën dhe kontributin e KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe proceset tjera zhvillimore në Kosovë, me theks të veçantë bashkëpunimin me FSK-në.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i vlerësuar të arriturat në Kosovë.
-
Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it, thonë se situata në Kosovë është stabile
-
Haradinaj falënderon KFOR-in për ruajtjen e sigurisë në Kosovë
-
Kurti e falënderon Federicin për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë
-
Federici i KFOR-it ia konfirmon mbështetjen Kurtit
-
Haradinaj në takim lamtumirës me komandantin e karabinierëve italianë në Kosovë, Paolo Pelosi