Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Franco Federici.
Komandanti i KFOR-it, Federici e ia ka konfirmuar Kurtit gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, Kurti ka shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, dhe ka thënë se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët, për çka bashkëpunimi ndërinstitucional mes Qeverisë së Republikës Kosovës dhe KFOR-it është i domosdoshëm.
“Ai e njoftoi për masat e reja kundër Covid-19 që Qeveria ka ndërmarrë, e që nga sot kanë hyrë në fuqi, si dhe për angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve përkatëse në sigurimin e dozave të reja të vaksinës kundër Covid-19”, thuhet në njoftim.
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
-
Kurti e falënderon Federicin për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë mbi situatën e sigurisë
-
Situata e sigurisë në qendër të takimit mes Kurtit dhe komandantit të KFOR-it