Policia ka nisur procedurat e largimit me forcë nga territori i Kosovës të serbit që iu hoq shtetësia e Kosovës për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare.
Policia ka njoftuar se deri në përfundimin e procedurave, Nikola Vujoviqit i është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.
“Bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi humbjen e shtetësisë me privim, ndaj personit N.V., ish shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe i Serbisë dhe pjesëtar i inteligjencës së policisë në Serbi, Policia e Kosovës, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit në fjalë ka filluar procedurat për largim me forcë nga vendi ynë. Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës”, njoftoi PK.
-
I hiqet shtetësia e Kosovës një serbi, shkak rrezikimi i sigurisë kombëtare
-
Kosova ia revokon shtetësinë pjesëtarit të MPB-së së Serbisë, i nis procedurat për dëbim
-
Dëbohen nga Kosova dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë
-
Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë