Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka dërguar pajisje logjistike dhe kontenjerë në pikën kufitare në Bërnjak, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për punë atje.
Sipas njoftimit, Policia në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.
“Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike. Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia angazhoi personel shtesë në pikat kufitare Kosovë – Serbi, për ta menaxhuar fluksin
-
Për shkaqe sigurie janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak
-
Policia merr informacion se “dikush” do të hyjë nga Serbia, çon njësitet në Jarinjë
-
Në një rrugë afër kufirit në Bërnjak gjenden pengesa, policia po e heton rastin
-
KFOR-i ndihmoi zhvendosjen e nëntë policëve të sëmurë nga Jarinja e Bërnjaku