Do të lirohen nga pagesa gjithë studentët e nivelit Bachelor, ndërsa mësimi në semestrin e dytë të këtij viti akademik do të zhvillohet me prani fizike.
Parlamenti Studentor në faqen në Facebook ka njoftuar se kërkesat e shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore në takimin e 29 janarit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, janë realizuar.
Kërkesa e parë ishte që mësimi në semestrin e dytë në këtë vit akademik të zhvillohet me prani fizike. E tjetra ishte të hapen bibliotekat, më pas të lirohen nga pagesa gjithë studentët e nivelit Bachelor. Si dhe të lirohen 50 për qind nga pagesa studentët e nivelit Master dhe të Doktoratës.
Studentët nga Lugina e Preshevës të përfitojnë nga bursat e MASH-it dhe të lirohen nga pagesa e semestrit në vitin e parë.
50 mijë euro do të dedikohen për Bibliotekë Elektronike dhe 200 mijë euro për mobilitete ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon.
Janë realizuar kërkesat e Konferencës së Parlamenteve Studentore.
-
Paraqitja e provimeve bëhet pa pagesë
-
Bajrami: Masa për lirimin nga pagesa për studentët ishte nisur nga Qeveria Hoti
-
Parlamenti Studentor kërkon që arsimi universitar të fillojë mësimin fizikisht
-
Studentët e nivelit bachelor dhe master lirohen nga pagesa e semestrit veror
-
Studentët janë lodhur nga mësimi online, kërkojnë që ligjëratat në semestrin e dytë t’i ndjekin fizikisht