Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Plazhi i rrezikshëm ku ndalohet noti në Shqipëri

Përveç bukurisë natyrore, brigjet e Porto Novës në perëndim të qytetit të Vlorës janë edhe të rrezikshme.

Vitin e kaluar, te ky plazh janë mbytur 4 persona; 3 janë mbytur në një ditë, si dhe një vajzë e vogël 11-vjeçare pak ditë më vonë.

Këtë vit, Bashkia e Vlorës vuri një tabelë paralajmëruese për të mos notuar në këto brigje, për shkak të rrymave të brendshme të ujit. Por, tabela qëndroi vetëm pak ditë dhe nuk dihet ku ka përfunduar, ndoshta e vjedhur për skrap.

Dy turistë nga Austria dhe Anglia janë të mrekulluar nga bukuria natyrore e këtij plazhi, por ata nuk e dinë se nuk lejohet të zhytesh.

“Erdhëm këtu të kënaqemi me panoramën, me natyrën, me qetësinë. Është një vend i paprekur. Është pa ndërtesa, pa bare. Kjo është natyra shqiptare”, thotë turisti.

Edhe Plazhi i vdekjes, aty ku çdo vit ka të mbytur Kronikë Plazhi i vdekjes, aty ku çdo vit ka të mbytur

“Do të tregojmë kujdes dhe jemi të lumtur që dikush na paralajmëroi. S’do të notojmë”, thotë turistja.

Turistët u njoftua nga ekipi xhirues i Top Channel për rrezikun, pasi ngritën kampin e tyre në këtë plazh me dëshirën për të qëndruar tri ditë.