Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pushuesja mbytet në Plazhin e Vjetër në Vlorë

Mbytet një pushuese në Plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës.

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata që kanë hyrë në det për t’i dhënë ndihmën e parë.

Gruaja e identifikuar si Shota Baci, pavarësisht ndihmës, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Teksa pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vdekjes/G.SH.