Misioni i OSBE-së u ka bërë thirrje institucioneve relevante që ta hetojnë rastin e plagosjes në veri dhe t’i mbajnë përgjegjës ata që u përfshinë.
OSBE-ja ka bërë thirrje që të bëhet hetim i plotë dhe i besueshëm për rastin.
“Misioni i OSBE-së dënon incidentin me të shtëna në veri të Kosovës natën e kaluar ku një polic i Kosovës dyshohet se ka plagosur një serb të Kosovës. Misioni u bën thirrje të gjitha institucioneve relevante që të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm se çfarë ndodhi dhe për të siguruar se përgjegjësit për një dhunë të tillë të mbahen përgjegjës. Kjo është thelbësore për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë”, thuhet në reagimin e Misionit.
Për rastin e plagosjes së qytetarit serb, janë arrestuar katër zyrtarë policorë dhe janë dërguar në mbajtje. Tre prej tyre sepse nuk e kanë raportuar rastin dhe një tjetër për mosraportim dhe për përfshirje në rast.
-
BE-ja dënon incidentin në veri, ku u plagos një serb
-
Arrestohen katër zyrtarë policorë lidhur me plagosjen në veri
-
OSCE-ja kërkon që përgjegjësit për sulmin në veri të vihen para drejtësisë
-
MPJ-ja e Zvicrës kërkon që përgjegjësit e sulmeve në veri të sillen para drejtësisë
-
Von Cramoni fton KFOR-in të shtojë prezencën në veri