Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja dënon incidentin në veri, ku u plagos një serb

Tomas Szunyog

Bashkimi Evropian në Kosovë ka dënuar incidentin e të hënës mbrëma, ku një serb është plagosur në afërsi të urës së Bistricës.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër zyrtarë Policorë. Njëri nga ta akuzohet për “vrasje në tentativë”, ndërsa po ashtu të katër akuzohen për mosraportim të rastit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“BE-ja në Kosovë dënon incidentin e sigurisë ku një serb i Kosovës është qëlluar dhe lënduar në afërsi të një postblloku të Policisë së Kosovës në urën e Bistricës në Zveçan. Të gjitha institucionet përkatëse ligjzbatuese tash duhet të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit”, ka shkruar BE-ja në Kosovë në Twitter.

Ndërkohë postimin e BE-së e ka shpërndarë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai e ka quajtur incidentin si shqetësues, ndërsa ka mirëpritur reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës.

"Plotësisht pajtohem. Një incident tjetër shqetësues i sigurisë. Është mirë të shohim që Policia e Kosovës reagoi duke hetuar më thellësisht rastin. Shkeljet e mundshme të Policisë duhet të shqyrtohen si çdo shkelje tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Rohde.