Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OSCE-ja kërkon që përgjegjësit për sulmin në veri të vihen para drejtësisë

Misioni i OSCE-së në Kosovë, ka dënuar sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të së martës në veri të vendit.

“Ne dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse ta hetojnë atë”, thuhet në njoftimin e këtij misioni.

OSCE-ja më tej ka thënë se sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, ndërsa mesazhet publike duhet të zbutin tensionet dhe të inkurajojnë komunikim më të mirë.

Policia e Kosovës është sulmuar sërish në veri të vendit. Në fshatin Zupç të Zubin Potokut, një automjet i Policisë është sulmuar me armë zjarri.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.