Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pjesëtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e transportit hekurudhor

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministri i Insfrastrukturës, kanë arritur memorandum bashkëpunimi që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të lirohen nga pagesa e transportit hekurudhor.

Përveç kësaj, Mehaj e Aliu nënshkruan edhe disa memorandume bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive.

Ky memorandum gjithashtu, ka për qëllim mbështetjen e MMPHI-së për MM-në edhe në fushat e veçanta, krahas mbështetjes së ndërsjellë nga ana e MM-së për MMPHI-së.

“Dy ministrat, shprehën besimin e plotë për realizimin e suksesshëm të pikave konkrete të memorandumit dhe mbështetjen e ndërsjellë edhe në të gjitha fushat tjera të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Javën e kaluar, Mehaj konfirmoi marrëveshjen edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të liruar nga pagesa pjesëtarët e FSK-së në transportin publik.