Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se nga e hëna [1 korrik] të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe “subvencionohet vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në nëntë ulëse”.
“Në subvencionim nuk përfshihen policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij 1 mujor, si dhe nuk përfshihen automjetet tjera siç janë autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Gjithashtu, policat që merren në zyrat e BKS brenda territorit, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi”, ka shkruar Murati në Facebook.
Subvencionimin e policës kufitare e ka mirëpritur edhe kryeministri Albin Kurti.
“Të dashur bashkatdhetarë, si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot. Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse”, ka shkruar Kurti.
Qeveria e Kosovës e ka paguar policën kufitare për mërgatën gjatë verës edhe në dy vjetët e kaluara.
-
Sot nis subvencionimi i policës kufitare për mërgimtarët
-
BKS–Muratit: Vetëm policat kufitare njëmujore janë të subvencionuara, jo ato 15-ditëshe e dymujore
-
Murati: Bashkatdhetarët po detyrohen të paguajnë polica kufitare nga punonjësit e BKS-së
-
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën
-
Nga 1 qershori aviokompanitë përfitojnë 3 deri në 6 € për secilin mërgimtar që e sjellin në Kosovë