Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë liruar nga pagesa e transportit publik në Komunën e Prishtinës.
Vendimi është marrë sot nga kjo komunë në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht nga kryetari Përparim Rama dhe ministri Armend Mehaj.
Këtë e bëri të ditur Mehaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ku tha se ky vendim i përbashkët erdhi me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së.
“Bashkëpunimi ynë me Komunën e Prishtinës filloi me vendimin për lirimin nga pagesa e udhëtimit të ushtarakëve të FSK-së me transportin urban. Sot prita në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutuam për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj. Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës”, ka shkruar Mehaj.
Ai më tej njoftoi se me Ramën janë dakorduar që të arrijnë edhe Memorandumin e Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.
-
Pjesëtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e transportit hekurudhor
-
Rama do të marrë pjesë në marshin e 17 shkurtit, "Trafiku Urban" do të jetë pa pagesë
-
Komuna e Prishtinës nis pagesat e borxheve ndaj Trafikut dhe privatëve
-
Rama kërkon takim urgjent me Qeverinë për krizën e transportit urban: Zgjidhja është e thjeshtë
-
Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, Rama takim urgjent me Qeverinë