Në fund të këtij muaji do të mbyllet Pishina e Gërmisë.
Qytetarët janë ndarë të kënaqur me shërbimet, por zyrtarët thonë se sivjet numri i vizitorëve ka rënë dukshëm.
Vetëm edhe pak ditë qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë pishinën e “Gërmisë”, pasi në fund të muajit ajo përmbyll sezonin.
Qytetarët që ditët e nxehta i kishin kaluar në freskinë e pishinës shprehen të kënaqur me shërbimet.
Emrush Hyseni, zyrtar përgjegjës në këtë pishinë, tha për RTK se sivjet numri i vizitorëve ka rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluara, tutje ai tha se Pishina “Gërmia” ishte hapur më 26 qershor dhe afërisht çdo ditë kishte 1200 vizitorë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hapet Pishina e Gërmisë
-
Flet asamblisti që alarmoi për gjendjen e ujit në Pishinën e Gërmisë
-
Mbyllet Pishina e Gërmisë, priten analizat e IKSHPK-së
-
Analizat e nxjerrin të sigurt ujin e pishinës së Gërmisë, Krasniqi: Politika të lihet anash
-
KRU “Prishtina” nga 18 korriku ofron shërbime edhe të shtunave