Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK, sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.
Ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me z. Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rrustem Musa, zëvendës ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe dr. Basri Sejdiu, Ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK, njoftoi përmes një komunikate Zyra e këtij institucioni shëndetësor.
Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të pagave, pas rishikimit të buxhetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Ultimatumit të kirurgëve të QKUK-së për rritje të pagave i ka skaduar afati
-
Pas tre muajsh grevë, kirurgët iu rikthyen punës përkohësisht
-
Kirurgët vendosin ta pezullojnë grevën deri më 6 maj
-
Rikthehen operimet në QKUK, kirurgët pezullojnë grevën deri në prill
-
Kirurgët s’e ndërpresin grevën, përkundër që s’e kanë përkrahjen e Sindikatës