Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë Milun Milenkoviq “Llune” që është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, “nuk është kriminel, por një sportisat i shquar”, raporton “RTS”. Petkoviq ka mbajtur konferencë për media pas arrestimit të Milenkoviqit.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në postim në Facebook ka thënë se Milenoviq është “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe një nga prijësit e bandave kriminale që kanë terrorizuar qytetarët e kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndër vite”. Milenkoviq shihet edhe si një nga organizatorët kryesorë të ulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan muajin e kaluar.
Petkoviq në konferencë për media ka thënë “Llune u arrestua në mesditë në një sallon të flokëve dhe u rrethua nga tetë automjete të blinduara”.
“Arrestimi i bë në kohën kur familjet e Radoshit dhe Dushanit po bënin një protestë paqësore. Lune nuk është një kriminel, ajo që ka Llune janë medalje të shumta. Lune është ndjekur me muaj nga Policia e Kosovës, sepse është një luftëtar i interesave serbe. Gjatë arrestimi është krijuar një gjendje rrethimi, një numër i madh kanë hyrë në pjesën veriore, policia ka hedhur gaz lotsjellës në rrugë”, ka thënë Petkoviq.
Petkoviq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se “po do luftë” dhe i ka bërë thirrje KFOR-it që të intervenojë.
Edhe
Arrestimi i udhëheqësit të Mbrojtjes Civile nxit protestë, lëndohen tre policë