Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle, në një konferencë për media ku prezantoi raportin përfundimtar të misionit të tij për procesin zgjedhor në Kosovë, tha se reforma zgjedhore në Kosovë është gurthemel në rrugën drejt BE-së.
Ai bëri të ditur se BE do të mbështes Kosovën në mënyrë që të çojë këtë reformë përpara.
“Reforma zgjedhore është gurthemel drejt BE-së. BE është e gatshme të ofrojë ndihmë financiare dhe teknike për ta çuar përpara reformën zgjedhore. Bashkimi Evropian më 20 shkurt do të organizojë tryezë të përbashkët për të diskutuar për të gjitha rekomandimet dhe ato që mund të bëhen”, tha ai, raporton KP.
Peterle dha një varg rekomandimesh, mes të cilave vëmendje më të theksuar i dha pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe jetën politike, ku tha se partitë politike duhet të mbajnë premtimet e vitit 2015 për të pasur 40 për qind gra në strukturat e tyre.
Krejt në fund, Peterle duke aluduar në ardhjen e presidentit slloven në Kosovë, Borut Pahor, tha se nuk ndjehet xheloz që vëmendje më e madhe po i kushtohet ardhjes së tij sesa çështjes që po diskutohej aty.
E ky koment erdhi pasi që nuk pati interesim të madh të gazetarëve për të parashtruar pyetje drejt tij.
-
Peterle kërkon reformë zgjedhore në Kosovë
-
Peterle: Duhet vullnet politik për ta kryer reformën zgjedhore
-
Veseli pranon raportin e vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet në Kosovë
-
Peterle: Zgjedhjet janë mundësi për të treguar pjekuri demokratike
-
Zgjedhjet parlamentare do t’i monitorojnë 100 vëzhgues evropian