Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar në total prej 21.100 euro pesë parti, për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhor.
PZAP-ja, në seancën e mbajtur me datën 12 shkurt, ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura nga subjektet politike dhe akterë tjerë në zgjedhje.
Pas seancës, gjobat janë shqiptuar si në vijim: Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 9200 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 7200 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 2000 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1500 euro dhe Lista Serbe me 1200 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
PZAP-ja dënon me mbi 16 mijë euro disa parti politike
-
Lista Serbe gjobitet me 45 mijë euro
-
KQZ-ja ua ndal gati gjysmë milioni euro partive në emër të gjobave
-
Përbërja e listave dhe gjobat e shqiptuara nga PZAP – Si shkoi procesi zgjedhor më 9 shkurt në Kosovë?
-
VV-ja gjobitet me mbi 30 mijë euro nga PZAP-ja