Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’ua ndalë mjetet subjekteve politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt.
“Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e komisionit.
PZAP-ja ka dënuar me 212.500 euro Lëvizjen Vetëvendosje, me 144.500 PDK-në, me 136.600 LDK-në e 72.300 koalicionin AAK – Nisma. Nga të gjitha partitë, vetëm LDK-ja ka paguar 65 mijë euro.
Në fund të muajit prill, KQZ-ja u kishte ndarë mbi 36 milionë euro subjekteve politike për vitin 2025. Gjobat pritet të paguhen nga ky fond.
-
KQZ-ja ua ndal partive mbi gjysmë milioni euro
-
PZAP: Subjektet u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash
-
Përbërja e listave dhe gjobat e shqiptuara nga PZAP – Si shkoi procesi zgjedhor më 9 shkurt në Kosovë?
-
PZAP-ja për një ditë gjobit subjektet politike me 75.500 euro
-
Shkeljet në fushatë, LDK-ja u gjobit më së shumti - me 93 mijë euro